FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denoncimi/ “Rama pritet me protesta në Berat, policia arreston protestuesit”

E gjithë qeveria është zhvendosur sot në Berat ku do të ndjekë një sërë aktivitetesh. Por një qytetar denoncon tek ish-kryeministri Sali Berisha se kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Berat, teksa publikon edhe një video.

Denoncuesi thotë se është një punëtor që ka 10 vite që punon në guroret e malit të Tomorit dhe se protestuan për bllokimin e punës. Sipas tij, policia ka nisur arrestimet e protestuesve.

STATUSI I BERISHËS
Rama pritet me protesta ne Berat. Policia ndërhyn me dhunë dhe arrestime! sb
“Përshëndetje zoti Sali jam një punëtor që kam 10 vjet që punoj në guroret e malit të Tomorit, protestuam paqësisht për bllokimin e punës por tani kanë filluar arrestimet ju lutem na ndihmoni.”

Swiss Digital Desktop Reklama

(

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?