FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët e PS i ankohen Ramës për ministrat: Janë bërë si pronarë

Në mbledhjen e Grupit të Partisë Socialiste kanë shpërthyer debatet menjëherë pasi prej aty është larguar kryeministri Edi Rama. Deputetët kanë pasur ankesa për marrëdhëniet me ministrat e kabinetit. Ata mësohet të kenë thënë se ministrat janë bërë si pronarë firmash.

Sipas deputetëve, ministrat nuk u përgjigjen për shqetësimet që kanë në zonat e tyre dhe për probleme konkrete të banorëve.

Gjatë mandatit të parë, deputetët e PS ankoheshin rregullisht për ministrat e LSI. Ndërkohë tani, ankesat kanë nisur që muajt e parë për ministrat e PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ankesat janë artikuluar nga deputetët Vullnet Sinaj, Mimi Kodheli, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti Ndreu është shprehur se sipas tij ministrat nuk iu përgjigjen për shqetësimet që kanë.

Ndër të tjera ai tha se “Janë bërë si pronarë firmash. Nuk komunikojnë normalisht për çështje të ligjshme”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?