Deputeti bën kërkesë për largim nga grupi parlamentar i PD-së
Deputeti Nard Ndoka ka bërë kërkesë që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së, për të pasur një grup tjetër parlamentar, brenda opozitës, si kryetar i PDK-së.
Ndoka, i cili u përfshi në marrëveshjen e Bashës me aleatët është shprehur i pakënaqur me kursin e kreut të PD-së dhe me marrëveshjen me Ramën.
Ai madje e ka kritikuar Bashën edhe sot përmes një shkrimi në faqen e tij në Fb, se Basha punon për marrëveshjen me Ramën dhe jo kauzat e vërteta të opozitës.
Aleati shpërthen keq ndaj Bashës: Çlirohu nga marrëveshja me Ramën, ndryshe…
KOHA JONË SONDAZH

