Deputeti Erion Braçe u prish Kongresin te salla e bujqësisë

Erion Braçe shkoi me bujqit te paneli i ministres se bujqësisë ku po fliste ministrja e bujqësisë.

Ai filloi sulmin ndaj qeverisë. “Regjim fiskal kaotik dhe rritës të kostove. Sot që flasim kemi një regjim fiskal që nuk e do fshatin. Ky regjim nuk iu jep mundësi fermerëve jo vetëm të prodhojnë, por të rrisin vlerën e shtuar”, tha Braçe.

Deputeti Arben Pëllumbi i kërkoi që të mbyllte fjalën. “Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerët” i tha ai. Erion Braçe u rebelua duke ia kthyer “Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerime që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë, për PS dhe për bujqësinë. Tani ti do që unë të mos flasë? Që nga 1990 kjo s’ka ndodhur. Kemi një regjim fiskal kaotik” tha ai, por deputeti socialist i kërkoi sërish “Erion te lutem përmblidhe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?