Deputeti i LSI: Qeveria bëri 500 mln euro fasada, asnjë qindarkë për të përmbyturit

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, akuzoi qeverinë se ka bërë mbi 500 milion fasada për rregullimin e qyteteve, por nga ana tjetër jep shuma qesharake për të përmbyturit.

”Qeveria po jep ndihmë financiare qesharake për të përmbyturit, disa orendi që nuk e ndihmojnë situatën e tyre ekonomike. Jemi në një situatë, ku përmbytjet kanë shkatërruar investime dhe kursime të shqiptarëve. Ndërkohë janë harxhuar mbi 500 milion euro vetëm për fasada dhe sheshet qendrore”,-u shpreh Spahiu.

Spahiu u shpreh gjithashtu investimet në sheshet qendrore janë bërë pa studime inxhinierike.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Edhe pse janë harxhuar 500 milion euro sheshe, ato janë bërë pa investime serioze në kanalizime për shmangien e përmbytjeve. Kanë ardhur ca arkitektë të huaj, kanë bërë qendrat, i kanë fotografuar dhe janë larguar. Ndërkohë në këto projekte nuk ka patur inxhinierë për sheshet”,-shtoi më tej Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?