Deputeti i PD kërcënon ministren e drejtësisë
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi i ka bërë thirrje Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj që të bëhet gati, pasi kur të krijohet SPAK (prokuroria e posaçme) “prangat” do të shkojnë në zyrën e saj.
Por nëse nuk krijohet SPAK-u, shton më tutje Bylykbashi, atëherë do të jetë vetë populli që do ta prangosë ministren.
Bylykbashi ka shkruar si një reagim ndaj deklaratave të Ministres Gjonaj këtë të dielë, e cila foli për mosvotimin e kandidatëve të miratuar nga machoranca për krijimin e dy isnstitucioneve të rëndësishme drejtuese të reformës në drejtësi, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Të enjte në parlament maxhoranca i solli emrat për votim por opozita refuzoi kandidaturat, pasi disa ditë më parë publikoi një sërë dokumentesh që vërtetonin se shumë prej emrave të propozuar nga maxhoranca kishin një të shkuar të “errët” si ish sgurimsa, persona me precedentë penalë etj.
Bylykbashi shkruan si kundërpërgjigje ndaj Etilda Gjonajt se në vend që Ministrja të recitojë “psalmet” e partisë, do të ishte mirë që të bëhej gati.
Për më tepër lexoni mesazhin e plotë të Bylykbashit:
Me mire kerko avokat!
Sot paska dale te recitoje psalmin “Vetem ne qe lirojme kriminelet e duam reformen ne drejtesi” vete Ministrja e Drejtesise! Po, vete ajo.
Qenka e shqetesuar pse opozita nuk ua miratoka symbyllur listen e KLGJ dhe KLP me kandidate ishministra socialiste, ishbashkepunetore te Sigurimit, gjyqtare, prokurore e hetues qe kane denuar per politike, me probleme me dekriminalizimin, te skualifikuar nga ONM, qe nuk kane paguar taksat, apo kandidate qe kopjojne si ne fillore!
Shqetesohet madje edhe me “naivitet” se kjo po pengoka drejtesine! Ate drejtesi qe me firmen e kesaj Ministreje ne bashkepunim me Prokuroren e Pergjithshme Provizore i hoqi nga duart Prokurorise se Krimeve te Renda deshmitarin kyc te dosjes Tahiri/Habilaj. Gjoja po ndihmojne drejtesine italiane, por ne fakt penguan drejtesine shqiptare. Fundja, le te denohet Habilaj ne Itali, mjaft te shpetoje Tahiri ne Shqiperi.
Opozita po pengon moj Ministre?! Po nese zbatohej Kushtetuta konsensuale, sot do kishin KLGJ e KLP te ngritur, do kishim Prokuror te Pergjithshem sipas Kushtetutes, do te kishim SPAK te pavarur.
Pengimi i drejtesise perben krim. E nese sot do te kishim SPAK te pavarur, prokuroret e tij sot do te trokisnin me prangat ne duar ne deren e Ministres se Drejtesise dhe Prokurorise se Pergjithshme. Por mos u merzisni sepse nese nuk ju vjen SPAK, do t’ju vijne shqiptaret!
KOHA JONË SONDAZH

