Deputeti i PD-së shkon me bukë me vete në Parlament: Turp për mua që marr atë rrogë aq të lartë!

Një luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese e cila thuajse është totalisht nën uzurpimin e qeverisë. Ndërkohë që kryetarja e gjykatës atje do të marrë 8-10 milionë, ndërsa pensionistëve u shtohen 500 lekë në ditë, kjo është e tmerrshme. Në shenjë proteste do të doja të protestoja për këtë gjendje ku ndodhen prindërit tanë, polarizimi i shoqërisë është i tmerrshëm.

Është e turpshme edhe për mua, që jam deputet i parlamentit, kam atë rrogë aq të lartë dhe e kamkundërshtuar, ndërkohë shtresat në nevojë nuk mbushin dot barkun me bukë“, ka thënë deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ndërsa ka shkuar me bukë me vete në Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?