FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PS: Ndihmoni Bashën!

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar për çështjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm duke ironizuar kreun e PD-së Lulzim Basha. 

Braçe përdor arsyetimin e numrave dhe thotë se Kryeprokurori nuk mund të zgjidhet nga PD kur ajo ka vetëm 36 vota. Por nisur nga deklaratat e Bashës në parlament dhe llogaritjet matematikore gabim, Braçe sugjeron që ekspertët ta ndihmojnë.

POSTIMI I PLOTË
A më thotë dot kush se, si mundet që Prokurori i Përkohshëm, të zgjidhet me vetëm 36 vota kur, maxhoranca në Kuvend ka 74 deputetë, Opozita në Kuvend ka 63 deputetë dhe PDIU në Kuvend ka 3 deputetë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush e gjen t’ia thotë ekspertëve të Lulzim Bashës. Ndihmojeni pash zotin; Ju e dini që ai shumëzim, pjesëtim, mbledhje e zbritje, di t’i bëjë vetëm me lek, jo kështu kot!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?