Deputeti i PS: Provokim me flamurin turk në Mirditë, të paditet firma që e ndërtoi
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka kërkuar padi penale për kompaninë turke që në digën e hidrocentralit të Qafë-Mollës, në Fang të Mirditës ndërtoi një mozaik me flamurin turk.
Në një koment në Facebook, Ndeu thotë se një flamur të tillë nuk e ngriti dot as Perandoria Osmane në Mirëditë.
Postimi i Ndreut në Facebook:
“Nuk kuptoj pse prokuroria nuk fillon procedim penal per mozaikun e flamurit turk ne Qaf Molle Mirdite, po per disa djem e burra qe me te drejte te zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk eshte vendose dot as nen sundimin e Perandorise Osmane 500 vjet ne ate toke. Ai flamur ishte nje provoacion i shemtuar i nje firme investuese turke qe nuk ka tager te ndertoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndertimi per ate mozaik. Me se paku firma turke ka konsumuar vepren penale te, Ndertimit pa Leje. e duhej te merrej policia e institucionet e tjera te shtetit me pare ! Kjo nuk ndodh me asnje nga investitoret e huaj te asnje shteti ketu ! Keshtu qe prokuroria te pushoje menjehere ceshtjen penale ndaj burrave qe moren pjese ne shkaterrimin e atij mozaiku ne nje toke qe nuk i perket ! Kam marre shume reagime nga qytetare qe jane ndaluar, thirren ne polici e prokurori per nje veprim qe eshte me se normal ! Jetojme ne Shqiperi e jo ne Turqi te nderuar prokurore te ketij shteti. Kujdesuni te mbroni flamurin shqiptar e jo nje flamur te huaj!”,- shkruan Ndreu.
Reagimi i Ndreut vjen pasi Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për rreth 60 persona. Rreth 50 prej tyre po hetohen për tubim të paligjshëm, kurse 10 të tjerë për tubim të paligjshëm, kundërshtim të forcave të policisë, shkatërrim prone dhe nxitje urrejtje. Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur mesditën e datës 31 dhjetor, vetëm pak orë përpara ndërrimit të viteve, në digën e hidrocentralit të Qafë-Mollës, në Fang të Mirditës. Personat po prishnin flamurin turk të vendosur në basoreliev mbi digën e hidrocentralit të ndërtuar nga kompania turke “AYEN”. Gjatë deklarimeve të dhëna në polici, personat e përfshirë në këtë ngjarje janë shprehur se ata nuk janë pyetur për investimin, i cili sipas tyre ka ndërruar rrjedhjen e lumit dhe se nuk duan investime turke në zonën e tyre. Protesta kundër vendosjes së flamurit turk mbi digën e hidrocentralit u lajmërua në rrjete sociale.
KOHA JONË SONDAZH

