Deputeti i PS-së trishtohet nga largimi i Halimit: Iku një kundërshtar
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka përshëndetur kolegun e tij në komision, Eduard Halimin për vendimin e tij për t’u larguar nga skena politike. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manja shpreh vlerësimet e tij për Halimin jo vetëm si kundërshtar politik, por edhe nga përgatitja e tij si jurist.
Reagimi i Ulsi Manjës
Të dashur miq !
Sapo mësova nga mediat se Eduard Halimi ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
U befasova ! Ishte nje kundershtar i veshtire, sepse eshte nje jurist i afte. Pertej “hallit” te argumentimit juridik te pozicioneve shpesh te pambrojtshme politike te lidershipit te partise se tij, zoti Halimi mbetej gjithnje nje koleg i çmuar. Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtesohet ndjeshem per fat te keq. Megjithate jeta vazhdon dhe si kryetar i Komisionit te Ligjeve po edhe si ish-koleg deputet dhe koleg ne profesion, i uroj Eduard Halimit shendet e mbaresi ne jeten e re jashte politikes.

KOHA JONË SONDAZH

