FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PS shpërthen ndaj qeverisë “Rama”: Harruat kush ju solli në pushtet

Pak orë pas Asamblesë së Partisë Socialiste ku u diskutua mbi arritjet e qeverisë ‘Rama2’ për 100 ditët e para të qeverisjes, vjen një reagim i ashpër nga brenda selisë rozë. Ka qenë deputeti i PS-së për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili me një postim në faqen e tij të ‘Facebok’-ut thekson se arritja më e madhe ishte ruajtja e tepsisë.

Mes të tjerash ai sulmon disa qeveritarë, pa përmendur emra, se këta të fundit sipas tij kanë harruar se kush i solli në pushtet.

“Arritja me e madhe e 100 diteve te qeverisjes eshte ruajtja e tepsise ! Ca qeveritaru-ce kan harru se kush i ka sjelle e mban ne pushtet ! Gezuar Baftjar !”, shkruan Ndreu. Nuk dihet saktësisht për cilën ministre apo ministra e ka patur fjalën deputeti lezhjan Pjerin Ndreu, por dihet se përmendja e “tepsisë” shkon kundër oreksit të kryeministrit Rama, i cili për atë tepsi bëri gjithçka dhe e mori  me të gjitha mjetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

T’i përmendësh tepsinë apo të synosh t’ia prekësh tepsinë mund të përfundosh shumë keq në PS. E provoi Ben Blushi dhe Koço Kokëdhima, por i bëri copash Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj kujdes Pjerin Ndreu! Nëse don të përfundosh keq politikisht jepi punës së tepsisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?