FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti Eduart Ndocaj”:Edhe unë Kryeministër si Rama!

 

Deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj, ka goditur sërish teksa ka lëshuar deklarata sa realiste, aq edhe ambicioze për Shqipërinë dhe veten e tij. I ftuar në emisionin ‘IN Politikë’ të MAD TV, Ndocaj tha se ai do të donte të qëndronte sa më gjatë në politikë, madje inkurajon emigrantët që të përfshihen.

Ndocaj tha se në Shqipëri nuk ka asnjë politikan idhull, por ai imiton modelin e Silvio Berluskonit. Ndërkohë, Ndocaj tha se pas 10 viteve e shihte veten, pse jo, edhe kryeministër. Përgjigja e Ndocajt erdhi në formë ironike, pas pyetjes së prezantuesve. Kaubojsi i Lezhës tha se përderisa e ka pasion pikturën, pse jo të mos bëhej edhe kryeministër i vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?