FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti Klevis Balliu: Të rrethojmë Ministrinë e Drejtësisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu shprehet se qytetarët dhe opozita nuk duhet të lejojnë më që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj të hyjë në zyrë.

Duke ju referuar rastit të ekstradimit të financierit të Habilajve në Itali, deputeti i PD-së thotë se ministrja duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.

“Qytetarët dhe opozita nuk duhet të lejojnë Ministren e Drejtësisë të futet në zyrë. Zyra e vetme është në burgun 313.

Swiss Digital Desktop Reklama

MINISTRIA E DREJTËSISË nuk duhet të lejohet të ushtrojë më këtë detyrë por të përballet me drejtësinë për këtë shkelje të rëndë ligjore. Qytetarët dhe opozita duhet ti bllokoj një urgjentisht derën e zyrës Ministres së keqpërdorur nga Kryeministri Kryeprokuror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja e TURPIT do të marr përgjigjen e merituar shumë shpejt”,- shkruan Klevis Balliu në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?