Deputetja e LSI, Mehmetaj: Ministrat e Ramës duhej të ishin në burg
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka uzurpuar të gjitha institucionet dhe po bën gjyqe politike për të ruajtur karrigen e tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Mehmetaj shkruan se nuk duhet të rrijë në burg ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika, por ministrat dhe ish-ministrat e Ramës.
Ja postimi i Mehmetajt:
Frika që ka kapur Edi Ramën po nxjerr në shesh uzurpimin që i ka bërë institucioneve të drejtësisë.
Asgjë që KM po bën nuk do e ndalojë popullin të tërhiqet nga rruga që ka nisur për ta hequr atë nga karrigia që po mban peng.
Gjyqet politike që ka nisur nuk i mbulojnë dot dosjet që po lë në heshtje prokuroria e kapur.
Tahiri, Gjiknuri, Beqja, të tjerë ministra dhe Rama vet do duhej të ishin sot mbas hekurave.
As arrestimet në mes të natës, as urdhri i prerë që ditën e diel të vazhdoheshin sulmet politike, nuk fshehin dot zullumet e kësaj qeverie të cilës gjella e tepsisë u është djegur e tymi është shpërndarë gjithandej.
Zoti. Xhika do e provojë pafajësinë e tij përballë drejtësisë, po ju o peshqit e mëdhenj çdo ju mbetet përpara popullit !?
KOHA JONË SONDAZH

