FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja e LSI: Rama gëlltiti çorbën e krimit, tani vjell mbi Policinë

Shkrirja e Policisë së Elbasanit, aty ku drejtuesit kryesorë u hoqën nga detyra, ka nxitur një debat politik. Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, në një postim në facebook, ka shprehur se pasi Kryeministri gëlltiti çorbën e krimit, tani vjell mbi policinë. Më tej deputetja e LSI-së, ironizion duke pyetur se:”A ishte kjo Policia që duam? Apo dhe nëse Tahiri ishte ministri më i suksesshëm?

”Ky nuk është Kryeministër, është turpi i Shqipërisë! Pasi gëlltiti çorbën e prishur të krimit, tani vjell mbi policinë e shtetit. A nuk ishte kjo “Policia që duam”? A nuk ishte Tahiri ministri më i suksesshëm i Ramës?”,-shkruan Mehmetaj.

E rruga për të shpëtuar nga kjo, për deputeten është largimi i kumbarit. Ajo bën thirrje për të larguar krimin nga politika. ”Edi Rama është “Kumbari” i narkotrafikut në Shqipëri dhe nuk ka më asgjë që mund ta shpëtojë nga gjykimi popullor, as largimi nga detyra i shefave të policisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarë, të rinj e të reja, burra e gra ky është momenti për të reaguar dhe shkulur me rrenjë krimin nga politika!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?