FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja e LSI: Rama me ka bërë ofertë të kaloj me PS

Deputeten e LSI-së me Edi Ramën e lidh një njohje e vjetër, që nga fëmijëria. Nora Malaj e ka treguar këtë detaj gjatë një bisede në Oraneës, ku ka shtuar se kishte marrë një propozim nga kryeministri Edi Rama për të braktisur LSI-në dhe për t’iu bashkuar grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Rama më ka propozuar të shkoj tek partia e tij, por nuk kam pranuar”, ka thënë ajo duke konfirmuar se i ka rezistuar kësaj oferte.
Gjithashtu Malaj ka zbuluar, se Edi Rama është shoku i saj i fëmijërisë dhe se kanë punuar shumë bashkë, por ka qenë edhe një kundërshtare e flaktë e disa prej vendimeve të tij.
“Me Ramën kam edhe një lidhje. Unë dhe Edi jemi shokë fëmijërie dhe shokët e fëmijërisë nuk zgjidhen, por i ke. Në këtë raport kam pasur një ndjesi mbështetëse por e kam respektuar në pozicionin e Kryeministrit, kemi punuar shumë bashkë, më ka dëgjuar edhe kur kam qenë e prerë, kemi pasur edhe përplasje dhe në disa çështje, kam qenë kundërshtare e flaktë e tij”, rrëfeu ajo lidhjen speciale me kryeministrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?