Deputetja e re e LSI: Të jesh femër në politikë është sfidë
Deputetja e re e LSI-së, Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin ”Dite e Re”, është shprehur se të jesh vajzë dhe të merresh me politikë është sfidë.
“Të jesh vajzë, të jesh grua dhe të merresh me politikë është një sfidë. Sepse e tillë është shoqëria jonë. Por mendoj që ne duhet të luftojmë akoma më shumë që shumë gra të bëhen pjesë e politikës, për ta bërë politikën shqiptare dhe për ta ndryshuar”,-tha Kërpaçi.
Kryetarja e LRI-së u shpreh se të jesh pjesë e forumit rinor kërkon angazhim të madh.
”Të jesh pjesë e politikës kërkon një angazhim jashtëzakonisht shumë të madh dhe për më tepër të jesh pjesë e forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim është një përgjegjësi e madhe sepse ne kemi shumë të rinj që i kanë shpresat tek forumi jonë për një arsye të vetme sepse iniciativat që kemi ndërmmarrë nuk janë për të qëndruar në letër por i kemi ndjekur hap pas hapi për të gjetur zgjidhje”,-u shpreh ajo.
KOHA JONË SONDAZH

