Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 6 shqiptarëve në Greqi
Kjo është vrasje më e tmerrshme në Greqi.
Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 6 shqiptarëve në Greqi. Newsbomb.gr shkruan se makina e autorëve të ngjarjes ishte me targa shqiptare false dhe se të shtënat u qëlluan nga një armë e vetme. Autoritetet po hetojnë nëse gjashtë shqiptarët e vrarë janë persona me të kaluar kriminale. Ndërkohë që autorët dyshohet se janë larguar me një Ford Focus të zi dhe një motoçikletë. Autoritetet greke kanë vënë në dijeni portet dhe aeroportet për të mos lejuar që autorët të largohen jashtë vendit.
Deri tani po hetohet nëse ishte një takim mes dy bandave e ku nuk dihet se si ka përfunduar në armë nga pazaret e prishura apo vrasësit u kanë zënë pritë duke i ekzekutuar të gjithë.
Sidoqoftë policia greke po bashkëpunon me policinë shqiptare për emrat dhe dosjet e tyre.

KOHA JONË SONDAZH

