Detajet, ja kush e mban fjalimin e parë që hap protestën e opozitës
Detaje të reja janë zbardhur nga organizatorët e protestës madhështore të opozitës.
I pari që do të mbajë fjalimin hapës është zv/kryetari i PD-së Edmond Spaho i cili më pas do të lejë radhën folësve të tjerë në radhë.
Për efekt të elementit surprizë edhe ne nuk po e publikojmë programin e plotë.
Një fjalim në këtë protestë madhështore do të mbajë edhe Dritan Zagani, oficeri i policisë që ishte i pari që zbuloi dhe denoncoi përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës, bashkë me kushërinjtë e tij, Habilaj.
Programi i folesve
Zonja dhe zoterinj, te nderojme himnin kombetar
1. Zv, kryetari i Partise Demokratike, Edmond Spaho
2. Kryetari i Shoqates antikomuniste te ish te Perndjekurve Politike- Nebil Cika
3. Ky eshte nje bashkim mes qytetareve kunder te keqes, pa dallime partiake. Kemi sot ketu, zotin agim kaca, nje aktivist i njohur i Partise Socialiste, qe ka vendosur te mbeshtese kauzen tone ,Z.Agim Kaca
4. Kryetar I Partise Republikane- Fatmir Mediu-
5. Kryetari I Levizjes per zhvillim kombetar -Dashamir Shehi –
6. Kryetar i Partise Demokristiane -Nard Ndoka
7. Kryetar I partise Bashkimi per te drejtat e njeriut -Vangjel Dule
8. Kryetar I Partise Agrare Ambientaliste – Agron Duka
9. Kryetare e Levizjes Socialiste per Integrim – Monika Kryemadhi
10. Oficeri i polivise qe ndaloi habilajt, nuk e dinte se ate nate qe ushtroi detyren, ne fakt sapo i kishte hapur dyert nje perndjekje ndaj tij dhe familjes se tij. Dritan Zagani qe zbuloi i pari lidhjet e Tahirit me drogen, vjen ne kete shesh me nje mesazh
11. Kryetari I Partise Demokratike -Lulzim Basha
LEXONI DHE
VIDEO LIVE nga protesta para Kryeminsitrisë
Protestuesit me tepsinë e Ramës
Qindra forca policore rrethojnë Kryeministrinë
Nisen qytetarët me autobusë nga rrethet drejt Tiranës
Protestuesit në makina mbajnë targën e famshme 003 të Audit të Tahirit…
Të dhënat e para për pjesëmarrjen në protestë
Policia regjistron targat e mjeteve që transportojnë protestuesit
KOHA JONË SONDAZH

