FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhuna ndaj Xhisielës, Manjani: OJQ-të e grave si Agjencitë funerale

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se qeveria nuk ka ç’të thotë më për dhunimin e vajzës së pa mbrojtur, pasi qartësisht është në anën e dhunuesit.

“Po këto OJQ-të që merren me gratë e vajzat e dhunuara ku janë?! Gjithmonë reagojnë “post mortum”, kur nuk ka më vlerë asgjë. Janë bërë si Agjensi Funerale, që vetëm mbajnë fjalime patetike për të vdekurat nga dhuna.”, shkruan më tej Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria nuk ka ç’të thotë më për dhunimin e vajzës së pa mbrojtur!

Swiss Digital Mobile Reklama

Qartësisht ajo është në anën e dhunuesit. E dhunuara dhe denoncuesit e dhunës qeveria i ka shpallur “fajtorë”.

Le të themi që kjo është “normale” për qeverinë e dhunuesve.

Por, këto OJQ-të që merren me gratë e vajzat e dhunuara ku janë?! Gjithmonë reagojnë “post mortum”, kur nuk ka më vlerë asgjë!!!

Janë bërë si Agjensi Funerale, që vetëm mbajnë fjalime patetike për të vdekurat nga dhuna.

Ndërkohë të dhunuarat e gjalla, nuk i interesojnë askujt…

Jo tubime po asnjë deklaratë publike që dënon dhunën nuk e “meritojnë” të dhunuarat e gjalla…

Turp i madh!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?