Dhunë në protestë? Basha: Asnjë qime floku e një shqiptari nuk ia vlen për Ramën
Kreu demokrat Lulzim Basha ka folur lidhur me organizimin e protestës së opozitës më 27 janar. Në emisionin “Opinion”, ai tha se qytetarët do t’i tregojnë nga sheshi i protestës zërin e tyre kryeministrit Rama.
I pyetur nëse do të ketë dhunë në protestë, kryedemokrati Basha tha se: “Nuk ia vlen asnjë qime floku e një shqiptari të rrezikohet për Edi Ramën”.
“Protesta s’bëhet për PD-në, as për karriget tona. Protesta bëhet për drejtësinë e barabartë për të gjithë, kundër një drejtësie të kapur, për një ekonomni që funksionon, për një shtet që i afrohet Europës. Opozita është në të drejtën e saj ta thërrasë. Ky nuk është spektakël. Ne jemi në misionin tonë për të thirrur njerëzit”, u shpreh Basha.
Më tej, ai vijoi idenë e tij duke u shprehur se “në këtë vend kanë rënë të gjitha institucionet dhe institucioni i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve, fakt që e vërtetoi skandali Saimir Tahiri. Rama nuk e lëshon Tahirin, pasi preket edhe vetë”.
KOHA JONË SONDAZH

