“Dibra”, Gjunkshi: Provokim i ulët i Ramës dhe Lleshajt. Policë civilë provokuan protestuesit

Ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Sandër Lleshaj si urdhëruesit e provokimeve të protestuesve paqësorë të Dibrës.

Përmes rrjeteve sociale, Gjunkshi bën me dije se disa oficerë policie civilë filluan të filmonin mes turmës duke provokuar qytetarët

“Partia Demokratike distancohet nga dhuna, ajo është pjesë e skenarit të Edi Ramës dhe Leshajt të tij .

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënojmë me ashpërsinë më të madhe provokimet e ulëta të drejtuesve të policisë Dibër , të cilët për të arritur qëllimet e tyre futën në turmë policë civilë provokatorë me qëllim prishjen e protestës .

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpara se të mblidheshin protestuesit para selisë së PD, disa oficerë policie civilë filluan të filmonin mes turmës duke provokuar qytetarët.

Gjatë marshimit mes protestuesve janë futur persona të pa njohur , provokatorë të infiltruar nga ana e policisë .

Policia ka hedhur sasi të konsiderueshme gazi helmues duke dëmturar dhjetëra qindra qytetarë , nëna, gra, femije , gazetarë dhe policë .

Përdorimi i gazit ishte i pa nevojshëm dhe në sasi të tepërta , të pa lejueshme dhe në kundërshtim me ligjin.

Gjatë protestës nuk është lënduar asnjë punojës policie.

Gjate protestës nuk ështe dëmtuar asnjë objekt shtetror dhe asnjë pronë private !

Deklaratat e pa përgjegjshme të policisë , janë tendencioze , dhe tentojnë të nxisin përplasje mes qytetarëve dhe policëve .

Një falenderim për qytetarët , simpatizantët që dolën në mbrojtje të pluralizmit politik , në mbrojtje të Demokracisë , të Kushtetutës duke protestuar në mënyrë qytetare dhe shumë civilizuese!”, shprehet ish-deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?