FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Diell, por temperatura të ulëta, ky është parashikimi i motit për sot

Mëngjesi ka nisur plot diell, por i ftohtë dhe me temperatura të ulëta.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3ºC në 08ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 15ºC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 08ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 09ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qyetet kryesore të vendit dhe Europës:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?