”Dita e Rinisë”, deputeti i PD-së: Masturbim historiko-politik

”Dita e Rinisë”, nuk është për të dalë në podiume dhe tribuna. Të paktën kështu e sheh nënkryetari i PD-së në kuvend, Edi Paloka. Në një status aspak të pazakontë, Paloka tregon pse është kundër daljeve çdo viti dhe mbajtjeve të fjalimeve në tribuna çdo 8 dhjetor.

Këtë e tregon përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku këtë ”propogandë”, ai e cilëson si mastrubim historiko-politik, pasi vendi kërkon një Dhjetor të ri. ”Ne sigurisht nuk mund të vetëballsamosemi e as të lejojmë të na ballsamosin, për më tepër sot kur duket qartë se vendi ka nevojë për një DHJETOR TË RI”,-shkruan Paloka.

Ai shton se vendi nuk mund të pajtohet me të keqen, dhe e mbyll duke uruar 8 dhjetorin. ”Kemi lindur për ta luftuar atë. Gëzuar 8 dhjetorin të gjithe atyre që duan dhe do luftojnë gjithnjë për liri dhe drejtësi”,-vijon nënkryetari i PD-së në kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë statusi i plotë i Palokës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot 8 dhjetor!

Nuk me ka pelqyer asnjehere dalja cdo dhjetor neper podiume e tribuna sepse me dukej sikur pak nga pak edhe disa nga ne po ktheheshim si ata “veteranet” e dikurshem qe vinin nga nje cope teneqeje ne xhakete dhe jetonin me kujtime e gjysma perrallash qe ju a tregonin me te rinjve. Nje masturbim historiko-politik qe zgjati gati 50 vjet nderkohe qe vendi shkoi drejt rrenimit.

Por ne sigurisht nuk mund te veteballsamosemi e as te lejojme te na ballsamosin, per me teper sot kur duket qarte se vendi ka nevoje per nje DHJETOR TE RI.

Ne mundemi ende dhe do ti levizim, do ti ndryshojme gjerat perseri. Ne nuk mund te pajtohemi me te keqen. Kemi lindur per ta luftuar ate. Gezuar 8 dhjetorin te gjithe atyre qe duan dhe do luftojne gjithnje per liri dhe drejtesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?