FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ditmir Bushati: Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Europës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti sot në një takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë, Stephan Mayer, dhe delegacionin që e shoqëronte, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në fillim të takimit, Ministri Bushati i shprehu Sekretarit të Shtetit Stephan Mayer vlerësimin për mbështetjen e pakushtëzuar të Gjermanisë në procesin e integrimit. Ministri Bushati informoi mbi reformat në fushën e sundimit të së drejtës, duke nënvizuar se përmbushja e rekomandimeve është vullnet i qeverisë, jo vetëm në kuadër të integrimit, por mbi të gjitha për të ardhmen e vendit.

Sekretari gjerman i Shtetit theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropina, rrugë jo e lehtë, por e duhura, si dhe faktin që autoritetet gjermane njohin përpjekjet dhe sukseset e deritanishme të qeverisë shqiptare për të plotësuar angazhimet dhe detyrimet e ndërmarra. Të dy palët vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet institucioneve ligj zbatuese të të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, drogave narkotike, por edhe në parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Bushati dhe Sekretari gjerman i Shtetit Mayer ranë dakord që bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave do të vijojë në mënyrë intensive ndërmjet dy vendeve tona në fushat me interes të përbashkët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?