Diversioni grek ndaj Shqipërisë, deputeti Xhaferraj: Interesi kombëtar mbi interesat e politikës së ditës

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj thotë se dënon “politikën bizantine” ndaj Shqipërisë, duke iu referuar diversionit të qeverisë greke mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj duke bojtoktuar të parin dhe thirrur të dytin në një darkë që u mbajt mbrëmë mes liderëve të rajonit. “Pavarësisht ndarjeve të thella që kam me Kryeministrin Rama kur bëhet fjalë për mënyrën si qeveris vendin apo personalizimit të shtetit në emër të tij dhe shkallmimin që i ka bërë institucioneve, por nëse duhet të zgjedh mes provokacionit diversionist që ekspozon Athina dhe qëndrimit të qeverisë shqiptare, pa mëdyshje mbështes qëndrimin e Shqipërisë”, shprehet ai përmes një statusi në Facebook.

Postimi i plotë 

Interesi kombëtar mbi interesat e politikës së ditës

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjëherë nuk kam reshtur së theksuari domosdoshmërinë që politika shqiptare të jetë e unifikuar kur bëhet fjalë për çështjet kombëtare. Kjo, sidomos kur puna vien tek politikat problematike rajonale dhe përtej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht ndarjeve të thella që kam me Kryeministrin Rama kur bëhet fjalë për mënyrën si qeveris vendin apo personalizimit të shtetit në emër të tij dhe shkallmimin që i ka bërë institucioneve, por nëse duhet të zgjedh mes provokacionit diversionist që ekspozon Athina dhe qëndrimit të qeverisë shqiptare, pa mëdyshje mbështes qëndrimin e Shqipërisë.

Nga Greqia do të prisnim më shumë mbështetje dhe frymëzim për të shkuar drejt modeleve Europiane dhe jo rikthim te stili bizantin i të bërit politikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?