Djali i deputetit të PS përdhunonte vajzën. Si u kërcënua polici që mori denoncimin

Djali i deputetit socialist të Krujës, Rahman Rahja që përdhunon një vajzë, e rrëmben me forcën e armës, e fut në makinë e shpie në hotel e djeg me cigare, e shemb në dru dhe më në fund kryen marëdhënie seksuale me të. Një zinxhir komisariatesh policie që nuk e marrin denoncimin nga frika e deputetit. Pastaj më në fund gjendet një polic, ai që sot rrëfen ngjarjen që pranon ta ndjekë çështjen. Por kur ai thotë se do ta arrestojë Rahjën, në zyrën e tij ia behin deputeti dhe shefi i tij Taulant Balla. Në sy të tyre polici kërcënohet me armë brenda rajonit. Pak muaj më pas ai transferohet dhe detyrohet të heqi dorë nga kjo çështje.

Ky është pak a shumë denoncimi që ka bërë sot në Shijak TV, në një intervistë me Basir Çollakun, oficeri i policisë Emiliano Nuhu. Tregimi i tij është rrënqethës. Një vajzë e përdhunuar, e mbetur jetime që prej ’97, që dergjet më kot dyerve të policisë të Tiranës dhe Krujës dhe askush që nuk merr denomcimin. Dy deputetë socialist dhe kryebashkiku i Krujës që bëjnë tifozin kur i vetmi polic që pranon ta ndjekë dosjen kërcënohet në zyrën e tij me armë. Dhe në fund çështja që varroset nga policia dhe nuk ndiqet nga prokuroria mbetet në heshtje. Deri sa oficeri i policisë Emiliano Nuhu transferohet.

I gjithë ky rrëfim, nuk duket një montazh i zakonshëm politik. Në të jepet emiri i vajzës së përdhunuar disa herë me radhë. Jepet emri i Rexhep Rahjës djalit të deputetit që mbante armë pa leje rrëmbente dhe dhunonte sistematikisht vajzën. Oficeri i policisë disponon dosjen e kallëzimit të saj dhe gjithë kronologjinë se si ka ndodhur krimi makabër/lapsi.al/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?