Djali i ish-kryeministrit, një avokat i paepur për të drejtat e qytetarëve
Nga Daniel Muçaku-
Protesta qytetare si dhe disa përplasje të njerëzve të thjeshtë me qeverinë, kanë evidentuar disa figura të reja nga shoqeria civile, të cilët janë jo vetëm pasionantë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, por edhe oratorë e të pëlqyer nga turmat.
Në epokën e politikanëve tash 30 vite, ku nuk lëshojnë asnjë copë territor, disa të rinjë e kanë thyer mitin e politikanëve të vjetër.
Protesta e fundit qytetare kundër rritjes së çmimeve nxori live figura të reja cilësore e pasionante, larg skemave të vjetra dhe dominante të kësaj klase politike, e cila nuk pranon largimin nga skena për t’ua lëshuar të rinjve.
Redon Meksi është avokat në profesion, djalosh me ideale demokracie perëndimore e që kohët e fundit me një kurajo të admirueshme në të folur, por edhe në përballje me regjimin.
Redoni është djali i ish-kryeministrit të parë demokrat në historinë e Shqipërisë, Aleksandër Meksit. Meksi (i vjetri) mbetet intelektual dhe njeri që ndryshoi ligjet e sistemit komunist, duke futur për herë të parë ligje demokratike.
Redoni bashkë me një grup të rinjsh idealist si aktori i mirënjohur shqiptar Florian Binaj; me avokatin dhe aktivistin e shoqerisë civile Adriatik Lapaj e disa të tjerë janë bërë ideatorët e një shoqerie civile që nuk epet para presionit të qeverisë.
Realisht këta dhe disa të tjerë po mbajnë gjallë shoqerinë shqiptare që të mos vdesë ndenja e protestës dhe reagimit qytetar.
Redoni dhe “redonët” e tjerë janë për tu admiruar, inkurajuar dhe mbështetur në kauzat e tyre civile e qytetare.
Edhe këtë të martë do të ketë protestë të madhe qytetare, ku mendohet se mund të jetë më e madhe se herën tjetër.
Njerëzit nuk kanë më shpresë te politika, pasi opozita është e ndarë dhe e përçarë; ndaj shkojnë të sheshi para kryeministrisë për të nxjerrë mllefin e halleve të tyre, duke dëgjuar këtë brez të rinjsh pasionantë dhe kurajozë.

Në foto: Aktori i njohur Florjan Binaj
Në foto: Avokat dhe aktivisti Adriatik Lapaj

Në foto: Një i ri që fliste me pasion të zjarrtë në protestë
KOHA JONË SONDAZH

