“Do ta paguajnë sa frëngu pulën”, Vasili ironizon Ramën: Ia kemi prishur orën e vizatimit

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ironizon këmbënguljen e kryeministrit Edi Rama për të ndërmarrë një nismë ligjore që parashikon burgosjen e shpifësit, nismë kjo që u lançua pas reagimeve të forta që shkaktoi rasti i Xhisela Malokut, vajza nga Fushë-Kruja e cila ishte dhunuar nga ish- i dashuri i saj, Rexhep Rrahja, që është dhe djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Vasili ironizon se çdo akuzë ndaj Ramës është shpifje dhe si e tillë duhet ndëshkuar deri në dënim me vdekj në karrige elektrike

Reagimi i Petrit Vasilit

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpifësit të varen, pushkatohen, karrige elektrike ose të treja bashkë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Të papranueshme vërtet shpifje të tilla si:

  1. Edi Rama i bëri thirrje policisë të bënte vota për rilindjen.
  2. Edi Rama gënjeu dhe bëri ekspertizën për Agron Xhafën dhe i doli ok.
  3. Edi Rama mbushi vendin me drogë.
  4. Edi Rama i vuri gjoksin dhe ndaloi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Këto shpifje të poshtra, duhet të dënohen pa derman, bile me pushkatim, me varje, me karrige elektrike, ose të treja bashkë.

Kryeministri s’i ka bërë fare këto.

Shpifësit duhet ta paguajnë si frëngu pulën. Ç’i gjeti këta, ta paguajnë patjetër se i kanë prishur orën e vizatimit kryeministrit.

Ne po paguajmë gjithë populli sa frëngu bythën e pulës me qindra milion për koncesione hajdutësh, jo më këta shpifësit që e kanë bërë hak.

Kryeministrin të kemi mirë e të na lërë prapa kjo ka rëndësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?