Dokumenti/ Berisha: Rama gënjen për skadimin e traktatit të Miqësisë me Greqinë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar pasardhësin e tij Edi Rama, pasi akuzon këtë të fundin se mashtrimi i radhës nga qeveria është fakti se ka skaduar më 31 janar traktati i Miqësisë me Greqinë.
Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha shkruan se kryeministri gënjen me lajmin se Traktati i Miqësisë, duke shtuar se dyshja Rama-Bushati kërkojnë sipas tij të paraqesin si emergjencë marrëveshjen e tyre të kapitullimit para palës greke.
Po ashtu Berisha shtron pyetjen se pse Rama dhe Bushati mashtrojnë për skadimin e traktatit.
MESAZHI I BERISHËS
Skadimi me 31 janar 2018 i Traktatit te Miqesise me Greqine, mashtrimi i radhes i kapitullantit Edvin Kristaq Rama dhe Ditziut te tij!
Te dashur miq, i ngerthyer ne valen e revoltes popullore qe po zien ne te kater anet e vendit kunder pazarit per faljen Greqise te fushave me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe, dyshja e neobllokmenve Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati leshojne çdo dite nga nje mashtrim te ri per justifikimin e pazarit me te piste dhe me antikombetar ne historine e Shqiperise.
Keshtu, pasi deshtuan me turp me perpjekjen mbi nje mujore per te tmerruar shqiptaret me gogolin e ligjit te luftes, madje edhe se shqiptaret ishin pale me Italine ne konfliktin Italogrek etj etj, nxorren keto dite ne treg mashtrimin e radhes. Ata deklaruan duke mashtruar shqiptaret se me dt 31 janar 2018 skadon traktati i miqesise dhe bashkepunimit te vendit tone me Greqine firmosur nga ministrat e jashtem ne vitin 1996,ne prani te presidenteve te dy vendeve ne Tirane. Me lajmin e skadimit te Traktatit dyshja Rama-Bushati kerkojne te paraqesin si emergjence marreveshjen e tyre te kapitullimit para pales greke.
Ne te vertete ky eshte nje mashtrim banal dhe i turpshem i tyre. Ja se çfare thot me neni 20 dhe i fundit i traktatit. Ky nen sanksonon se kjo Marrveshje (e cila ka hyre ne fuqi ne vitin 1998) lidhet per nje periudhe 20 vjecare dhe ne rast se nje vit para skadimit asnjera pale nuk kerkon denoncimin e tij, Marreveshja do te riperterihet automatikisht per nje periudhe te re prej pese vitesh.
Po pse mashtron Rama dhe Ditziu i tij per sakadimin e traktatit? Ata e bejne kete me nje qellim dhe vetem nje qellim; qe te mund te shesin dhe justifikojne marreveshjen e tyre te kapitullimit, me te cilen Greqise i falen fushat me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe dhe zgjeron nga 6 gjere ne 12 milje hapesiren detare territoriale te saj, hapesire e perbashket kjo por qe me kapitullimin e Rames dhe Ditziut te tij tani behet pjese integrale e territorit ujor te Greqise.
Ketu me poshte keni nenin 20 te Marreveshjes. sb

KOHA JONË SONDAZH

