FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Donald Lu: Për zgjedhjen e kryeprokurorit qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu duket se ka ndryshuar mendim për zgjedhjen e kryeprokurori të ri të Shqipërisë, pas përfundimit të mandatit nga Adriatik Llalla.

Sot ambasadori Lu është shprehur se i ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të zgjedhur një kryeprokuror të ri.

‘I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të gjetur një kryeprokuror të Përgjithshëm’, është shprehur Donald Lu në një takim të organizuar në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ‘politikanët kanë frikë dhe mundësia që ata të kontrollojë drejtësinë tani ka vdekur’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm pak ditë Ambasadori i SHBA-së me anë të një postim në faqen e “Facebook” të ambasadës deklaroi se:

“Kushtetuta dhe ligji për prokurorin janë të qarta. Ambasada e SHBA-së mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe Euralius i kanë dhënë parlamentit. Ne nxisim parlamentin që të zbatojë ligjin”, thuhet në tekst.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?