Dosja ”Tahiri”, akuza dhe përplasje mes Ministrit Xhafaj dhe Llallës
Teksa pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit drejtuar Kuvendit, jashtë u bë përplasja mes organit të Akuzës dhe Ministrisë së Brendshme. Ministri Fatmir Xhafaj dhe Kryeprokurori Adriatik Llalla kanë replikuar lidhur me dosjen kundër ish-Ministrit Tahiri.
Fillimisht ishte Ministri Xhafaj, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se provat që ai ka lexuar, nuk janë bindëse për të fajësuar Tahirin. Por Xhafaj shkoi më tej kur hodhi akuza se çështja e ish-ministrit Tahiri po vetëpërdoren politikisht nga Prokuroria.
“Mesa shoh thjesht po duan ta përdorin. Për sa i përket asaj çfarë më pyetët, nëse do më pyesin nga pikëpamja ligjore, ajo çfarë është shkruar nga prokurorët e krimeve të rënda dhe për aq sa unë kam lexuar nuk është një gjë që është shpreh vullnetin e ligjit, që do të thotë se jemi në rastin kur segmente apo individë të Prokurorisë po vetëpërdoren politikisht në një çështje të nxehtë. Flas për sa unë kam parë. Nëse Prokuroria ka cështje të tjera le ti shohim. Do të shihni prova dhe vullnete konkrete shumë shpejt”
Pas këtij reagimi dhe akuze nga Ministri Xhafaj për Prokurorinë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Adriatik Llallës, ku u shpreh se kriminaliteti në vend është shpërndarë në të gjithë vendin.
“Nuk kam dëgjuar këtë deklaratë të Xhafajt. Por nëse Ministri i Brendshëm nuk është i qartë për ndryshimet ligjjore kjo është problematike e tij. Prokuroria është duke ndjekur me vemendje hetimin e kriminalitetit në vend. Situata ështëe tensionuar. Kriminaliteit është shpërndarë në të gjithë vendin Vlora, Lusnja dhe Elbasani. Detyra jonë është të hetojmë në këto raste të vihen përpara drejtësisië persona përgjegjës që kanë detyrimin ligjor për këtë raste”.
KOHA JONË SONDAZH

