Drejtoria e monitorimit: Nesër i mbaron mandati Llallës, Prokurori i ri të zgjidhet me 84 vota

Ka nisur procedura për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Burime nga Komisioni i Ligjeve bëjnë ditur se është aktivizuar drejtoria e monitorimit të institucioneve të pavarura.

Drejtoria e  Monitorimit të Institucioneve të Pavarura i ka dërguar një memo Komisionit të Ligjeve. Në memo thuhet se Llallës i mbaron mandate nesër dhe se Prokurori i ri të zgjidhet me 84 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica ka deklaruar se do të zgjedhë një prokuror të përkohshëm deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërsa opozita e ka kundërshtuar duke akuzuar maxhorancën se do të vendosë një kryeprokuror që të mbyllë dosjet e krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë, PD tha se përpjekja e maxhorancës për të zgjedhur një prokuror të përkohshëm, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës, konsiderohet si e paligjshme.

Deputeti Oerd Bylykbashi tha për mediat se vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë konstaton mbarimin e mandatit të prokurorit të përgjithshëm, institucion që akoma nuk është krijuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?