FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtuesja e fushatës së Biden: “Jemi drejt fitores”. Stafi i Trump dyshime për numërimin

Menaxherja e fushatës së Joe Biden, Jen O’Malley Dillon thotë se kandidati demokrat është në rrugën e duhur për t’i futuar zgjedhjet presidenciale të 2020-ës. Pak minuta më parë ajo ka shprehur entuziazmin në Twitter duke thënë: “Gati të bëjmë histori, të ndryshojmë botën, dhe të fitojmë. Nuk mund të jem më e emocionuar se kaq për biletën tonë”. Ndërsa në një postim tjetër ajo shkroi: “Biden është në rrugën e duhur për t’i fituar këto zgjedhje”.
Aktualisht Biden kryeson me 238 vota të Kolegjit Elektoral kundrejt 213 të Donald Trump. Kandidati që arrin 270 shpallet fitues. Pak minuta më parë, anëtarë të stafit elektoral të Donald Trump kanë publikuar qëndrime që vënë në dyshim procesin e numërimit korrekt të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?