Drejtuesja e seancës: Koha juaj ka mbaruar. Kundërpërgjigjet zv/kryeministri Arben Ahmetaj: Koha ime sapo ka filluar!
Gjatë debatit në parlament në lidhje me rritjen e çmimeve, ka folur edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Ai ka shpjeguar me detaje dhe korrektësi se pse po ndodh në botë kjo rritje, si dhe arsyet e qeverisë për ruajtjen e shtresave në nevojë, por ndërkohë matësi në sekonda nga drejtuesja e Kuvendit tregoi se minutazhi i zv/kryeministrit ka mbaruar.
Për të qenë shumë strikte drejtuesja e seancës iu drejtua Arben Ahmetajt: Ndërprisni fjalën, koha juaj ka mbaruar zoti Ahmetaj!
Në qindtën e sekondës zv/kryeministri ka dhënë një batutë me shpoti: Koha ime sapo ka filluar e nderuar drejtuese e përkohshme e seancës!
KOHA JONË SONDAZH

