Duka dhe Bode takime në Leskovik: Fitore e sigurtë e Dritan Hajros

Partia Agrare Ambientaliste vijon punën për zgjedhjet e parakohshme të 20 Nëntorit në Bashkinë e Kolonjës.

Në një takim me banorë të zonës së Leskovikut merrte pjesë kreu i PAA-së Agron Duka dhe deputeti i Partisë Demokratike Ridvan Bode, përcjell Citynews.al.

Gjatë fjalës së tyre ata shprehën sigurinë për fitoren e kandidatit të koalicionit të djathtë Dritan Hajro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po ndodh tani në Leskovik! Qytetarë, dashamirës,zonja, të rinj e të reja të cilët i bashkohen Dritanit, sepse Leskoviku eshte i braktisur, sepse Leskoviku kerkon zgjidhje, sepse ka ardhur koha!”, shkruan Agron Duka në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?