Dule: Bisedimet me Greqinë favorizojnë hapjen e negociatave
Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-së u shpreh se bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë favorizojnë hapjen e negociatave të vendit tonë drejt Bashkimit Europian.
“Takimi midis dy ministrave është një zhvillim i dëshiruar dhe i mirëpritur për të gjithë ne. Bisedimi do jetë i tillë për të favorizuar hapjen e marrëdhënieve të vendit tonë në integrimin drejt Bashkimit Europian. Shqipëria nuk ka humbur nga marrëdhëniet me Greqinë. Ka shumë gjëra të sforcuara kjo qeveri, duhet të jemi të qartë se nuk është folur për një qendrim negativ nga pala greke. Duhet të garantohen marrëdhëniet harmonike me fqinjet për arsye të integrimit të vendit drejt BE-së”, tha Dule në studion e Faxnews.
Në vijim ai shtoi se nuk e ka besuar që Shqipëria do të pengohet nga Greqia, sepse nëse rikujtojmë Greqia ka qenë gjithmonë avokatia kryesore në integrimin e Shqipërisë.
Ndërsa përsa i përket çështjes së varrezave greke dhe zërave se Greqia mbas disa kohësh do të quajë atdhe tokën ku ka varret, Dule u përgjigj se kjo është absurde dhe nuk mund të jetë çështje debati në një vend që është anëtar i NATO-s.
“Është fatkeqësi që një çështje humanitare të kondicionohet midis dy vendeve. Greqia ka detyrime ndaj Shqipërisë dhe Shqipëria ndaj Greqisë pasi janë vende anëtare të NATO-s.Duhet të çlirohemi nga mentaliteti nga koncepte të tilla”, u shpreh Dule. /Faxweb/
KOHA JONË SONDAZH

