FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dule: Re të zeza mbi Ramën, kurrë nuk thotë ”Mea culpa”

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka reaguar mbi situatën politike, ku në një postim në Twitter, shkruan se kur re të zeza bien mbi z.Rama, ky i fundit i hedh përgjegjësinë e fajit tek bashkëpunëtorët.

”Sa herë që re të zeza mblidhen mbi z Rama, ai nxiton ti hedhë përgjegjësitë mbi bashkëpunëtorë, miq dhe shokë, të sjellë prej tij në pushtet”,-shkruan Dule.

Më tej ai shton se nuk u dëgjua asnjëherë që kreu i qeverisë të thotë është faji im. ‘“Mea culpa” nuk u dëgjua asnjëherë! Mos erdhi momenti që të drejtojmë përfundimisht gishtin ndaj rrënjës së të keqes, vetë zotit Rama?!”,-vijon Dule.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?