Duma: Jo një protestë, por valë protestash
Partia Demokratike është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për protestën që do të zhvillojë nesër së bashku me partitë e tjera opozitare para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e qeverisë Rama nga pushteti. Deputetja e PD, Grida Duma në një intervistë për Report Tv është shprehur se protesta e nesërshme do të jetë vetëm fillimi i valës.
Ajo u shpreh se pritshmëritë janë që nesër në shesh të jenë një numër i madh qytetarësh nga e gjithë Shqipëria për t’i dhënë një mesazh të qartë Edi Ramës. “Kjo është pjesa më e rëndësishme e përgatitjes, kemi orë qe ecim në njësinë nr. 9 me aktivistët më të shquar, jemi duke bërë detyrën me optimizëm që nesër do të ketë një pjesëmarrje të madhe.
Deklaratat për skenarë dhune janë frika paraprake e një pjesëmarrje të mëdha, incidente nuk kanë ndodhur asnjëherë. Kemi treguar qytetari me forcat e rendit, protesta meriton të jetë qytetare, për mos pranimin për gjendjen e rrënuar ku jemi. Kushdo ta minojë një protestë e ka kanë shumë gabim, pasi gjithmonë dikush do i thërrasë protestat. Pastaj për PD duhet që të mendojnë në zgjedhje, cdo partie që bëhet në krah me ata kundër një regjimi duhet të kuptojnë që është cështje e tyre, nuk jemi këtu për pushtetin, por për të rregulluar jetën e tyre.
Do të hapet një sipar i gjerë protestash. Nesër është hapi i parë për treguar që frika është element shumë i vogël dhe ajo që do të ndodhë nesër është një veprim i brendshëm. Ramës i themi se jemi vetëm në fillesë”.
E pyetur nëse numri i qytetarëve pritet që të jetë më i madh nesër në shesh, pasi nuk do të jenë vetëm demokratët por edhe anëtarët e LSI, Duma u shpreh se PD është forca e parë. “Protesta është e shumëpritur, menduam për datën 27 janar që organizimi dhe pjesëmarrja të jetë e madhe. Të diskutojmë për matematikë numrash më vjen keq, por PD është forca e parë e madhe, që do të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve” përfundoi Grida Duma prononcim për Report Tv.
Protesta e opozitës do të zhvillohet nesër në orën 12:00 para Kryeministrisë, ndërsa në gatishëmri do të jenë një numër i madh policësh.
KOHA JONË SONDAZH

