FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy deputetet e PDIU, bashkuan votat me PS

Në fund të seancës së gjatë plenare, Kuvendi ka miratuar aktin normativ të buxhetit, ku qeverisë i janë bashkuar dhe dy vota nga PDIU, përkatësisht e deputeteve Reme Lala dhe Elena Xhina.

Akti normativ ka kaluar me 73 vota pro dhe 32 kundër, ndërsa është miratuar edhe ndihma ekonomike me 76 vota pro dhe 27 kundër. Ndërkohë, marrëveshja për vajin e ullirit dhe ratifikimi i marrëveshjes së huasë për asistencën sociale janë miratuar me 105 vota pro dhe asnjë kundër, pra kanë marrë edhe votat e opozitës.

Ndërkohë, është shtyrë për në seancën e radhës votimi për anëtarët e bordit të autoritetit të konkurrencës, pasi ishin vetëm dy kandidatë, por duheshin katër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi do të mblidhet edhe njëherë për vitin 2017, ku do të zhvillojë seancën e fundit plenare ditën e hënë, më 18 dhjetor, ku pritet të zgjidhet dhe Kryeprokurori i Përkohshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?