FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”E ardhmja e Ballkanit”, Meta: Treg i përbashkët energjetik

Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë konferencës rajonale për ekonominë me temë:”E ardhmja e Ballkanit”, ka theksuar se nevojën e krijimit të një tregu të përbashkët energjetik.

”Rruga e Shqipërisë drejt BE nuk është e shkëputur nga ajo e vendeve të tjera të rajonit. Kjo konferencë duhet të adresojë sfidat e përbashkëta, të shkojmë drejt projekteve strategjike për të gjithë rajonin, siç është ai i një tregu të përbashkët energjetik”,-u shpreh Meta.

Gjithashtu Meta bëri thirrje për krijimin e kushteve për frenimin e largimin e të rinjve nga vendet e rajonit, pasi sipas tij kjo cenon zhvillimi ekonomik.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Largimi i të rinjve po ul potencialin e zhvillimit ekonomik të vendeve tona”, tha Meta teksa apeloj se duhet reaguar sa më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?