E frikshme, deputeti ukrainas i lutet Putinit: Hidh bombën atomike

Lufta ruse në Ukrainë po i afrohet 60 ditëve, dhe një nga frikërat është dhe përdorimi i armëve bërthamore. Deputeti ukrainas Ilya Kiva ka postuar fotografinë e “kërpudhës” atomike, me lutjen ndaj presidentit rus Vladimir Putin që të përdorë armët bërthamore taktike, pikërisht ndaj vendit të tij, ose të paktën atë që ka përfaqësuar.

”Ata janë të frikësuar dhe respektojnë vetëm fuqinë. Kjo armë mund t’ i japë fund ballafaqimit të sotëm, jo vetëm me autoritetet ukrainase, por me të gjithë Perëndimin që tashmë merr pjesë në konflikt në mënyrë të hapur.

Në qoftë se dikush mund të mendojë se kjo nuk është brenda rregullave të lojës, kujtoni se është perëndimi që i ka shkruar këto rregulla sipas interesit dhe me objektivin e vetëm për të na shkatërruar”, shkruan Kiva në mesazhin e tij delirant, por jo pa mbështetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

I lindur në Poltava në Ukrainën qendrore, Kiva ka një të kaluar si mekanik dhe psikolog, ndërkohë që karrierën politike e filloi në 2014 kur ishte pjesë e forcave të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?