E rëndë, Athina Zyrtare: Opinioni publik po çorientohet nga problemi i drogës
Ndërsa IKMT u ka dorëzuar banorëve të Himarës njoftimet për lirimin e banesave që preken nga projekti i rikualifikimit urban, Athina zyrtare ka reaguar sërish.
Një deklaratë e ministrisë së Jashtme greke, të enjten pasdite, e ndërlidh zhvillimin në Himarë, me faktet që kanë dalë në dritë pas asgjesimit të grupit italo-shqiptar të drogës.
Ministria e Jashtme grek shpreh shqetësimin se mos përshpejtimi i vendimit për shembjet në Himarë, bëhet me qëllim që të çorientohet opinioni publik shqiptar nga problemi i madh politik që ka rezultuar nga narkotrafiku. “Shpresojmë të mos jetë kështu”, nënvizohet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke.
Deklarata
“Shkakton shqetësim ndërlidhja e mundshme e krimit të organizuar me skenën politike të Shqipërisë, siç rezulton nga arrestimi i kreut të një grupi të trafikut të drogës, që është dhe i afërm i njerit prej ish ministrave më kryesorë të qeverisë Rama.
Po ashtu shkakton shqetësim fakti se qeveria shqiptare vazhdon të ndërmarrë masa për shkatërrimin e pasurisë së pjesëtarëve të minoritetit grek, në kuadër të politikës së çrrënjosjes së prerzancës historike të helenizmit në zonën e Himarës.
Vendimi djeshëm i autoriteteve shqiptare vërteton se ligji për minoritetit i votuar pak ditë më herët, përbën një hap mbrapa për minoritetin kryesor të Shqipërisë. Ka dhe shumë që e interpretojnë si një akt që synon të çorientojë opinionin publik shqiptar nga problemi madhor politik që ka rezultuar me narkotrafikun, shpresojmë të mos jetë kështu”, përfundon deklarata e ministrisë së jashtme greke.
KOHA JONË SONDAZH

