“E turpshme heshtja e Bashës ndaj vendimit të Ramës për ish-të përndjekurit”

Tomor Alizoti, ish-drejtues i Departamentit të ish-të përndjekurve politikë në Partinë Demokratike, ka reaguar ndaj një vendimi të qeverisë Rama, sipas të cilit dëmshpërblimin për këtë kategori do e përfitojnë vetëm ata që janë gjallë dhe jo trashëgimtarët e tyre. Alizoti shkruan se ky vendim poshtërues i qeverisë po kalohet në heshtje nga PD, e cila është e mbushur me njerëz që nuk kanë asnjë ndjeshmëri ndaj viktimave të komunizmit.

“Në mënyrë të shëmtuar duke dëshmuar urrejtjen dhe përçmimin e Partisë së Punës nga e cila vjen, qeveria shqiptare shpalli se do të dëmshërblejë vetëm ata që janë gjallë dhe jo trashëgimtarët e atyre që u vranë, burgosën, torturuan, masakruan nga komunizmi.

Ky vendim poshtërues i qeverisë shqiptare po kalohet në heshtje edhe nga Partia Demokratike e cila është e mbushur me njerëz të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri ndaj viktimave të komunizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në partinë e sotme demokratike gjen liberalë të majtë, ish komunistë, familjarë ish komunistësh të zellshëm dhe të rëndësishëm, gazetarë të ish Zërit të Popullit apo mediave të tjera të komunizmit, familjarë të njerëzve që kanë punuar në Institutet e Nexhmije Hoxhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjen njerëz që janë në PD sepse aty gjetën një mundësi për të qenë në politikë por mund të ishin me shumë dëshirë edhe në PS-në që mori këtë vendim.

Kjo nuk është vetëm trishtuese por edhe shkatërruese për vetë Partine Demokratike!Nderkohe Lulzim Basha hesht…”, shkruan Alizoti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?