Edi Paloka akuzon Blendi Fevziun se ndihmoi Tahirin

Edi Paloka ka “akuzuar” Blendi Fevziun se është ai që e shpëtoi Saimir Tahirin. Deputeti demokrat.ka.kujtuar intervistën që ish.ministri dha në Opinion një ditë përpara se të diskutohej imuniteti për arrestimin e tij. Ai është shprehur se Saimir Tahiri ‘u shpëtua’ nga kryeministri Rama pasi erdhi dhe qau në emisionin Opinion. Sipas Palokës Rama e shpëtoi Tahirin pasi ai është i përfshirë vetë në çështjen Tahiri dhe dalja e ish ministrit në ‘Opinion’ e ka trembur atë.

“Rama kur e pa që qau këtu tha, imagjino çfarë do të bëjë ky kur të shkoj para prokurorëve. Nuk i dhimbset Saimiri, i dhimset Ramës koka e vet. Ramën nuk e trembi kërcënimi i Tahirit s’ke parë gjë akoma, e trembi e qara  e Saimirit këtu. Rama u tremb se mendoi se carë do bëntë Tahri kur të shkonte në Prokurori. Nuk ka idiot që ta besoj që ajo që ndodhi me drogë është krejt e Saimir Tahirit dhe Rama është i pafajshëm, nuk e beson njeri”, ka deklaruar Paloka/lapsi/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?