Edi Rama dhe Ilir Meta, takim kokë më kokë një ditë para seancës plenare

Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta një ditë para seancës plenare ku pritet të votohen 6 ligjet e reformës në drejtësi.

Bëhet e ditur se takimi ka nisur në orën 18:15 të ditës së sotme në Kryesinë e Kuvendit. Mësohet se temë e diskutimeve do të jetë pikërisht reforma në drejtësi.

Nesër pritet që të votohen edhe 6 ligje për të, ku më i rëndësishmi është ai i SPAK¬ut, që pritet të votohet me konsensus. Më herët, Rama u takua ditën e sotme në kryeministri me ambasadorët Vlahutin dhe Lu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?