Edi Rama: Ilir Meta më ka mësuar rafting. Me Presidentin, asnjë sherr

Në konferencën për shtyp me gazetarët në Berat, pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje negocimin e paktit detar me Greqinë.

Gazetarët kërkuan reagimin e kreut të qeverisë lidhur me refuzimin e kreut të shteti, Ilir Meta për mos dhënien e plotfuqisë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Tema e negociatave me Greqinë është në axhendën kryesore të ditës dhe ka mungesë totale informacioni nga ana e qeverisë. Mungesa e transparencës ishte edhe një nga arsyet pse Presidenti ktheu përgjigje negative për kërkesën e Ministrisë së Jashtme.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama i është shmangur komenteve për qëndrimin e kreut të shtetit, por edhe komenteve se çfarë po ndodhë me negociatat me Greqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama nuk i është përgjigjur pyetjes, por ka falenderuar Kreun e Shtetit, pasi ka ndihmuar që Rama të mësojë rafting.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetje: Si e vlerësoni qëndrimin e Presidentit Meta në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Jashtme për autorizim për plotfuqi në negociatat me Greqinë?

Kryeministri Edi Rama: “Unë ndaj me Presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që kanionet të jenë një nga pikat më intensive të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë së Beratit. Për sa i përket pyetjes suaj,  besoj se unë e kam dhënë përgjigjen time dhe nuk i heq asnjë presje. Nëse ju keni ardhur deri këtu, për të nxjerrë një lajm se ka një problem mes meje dhe presidentit, është vendi më i gabuar për ta bërë këtë sepse jemi jo larg kanioneve e mbi të gjitha unë kam dhe detyrimin e mirënjohjes ndaj presidentit që më ka prezantuar me kanionet dhe falë ftesës së tij, kam bërë dhe rafting për herë të parë. Ju ftoj edhe juve që të vini, sapo të fillojë koha e rafting dhe të bëni edhe ju rafting, siç kam bërë unë. Atëherë do kuptoni se pse përgjigja ime këtu nuk është aspak ironike dhe aspak për t’i ikur pyetjes tuaj, por është e vetmja përgjigje që unë mund të jepja përderisa erdhët deri këtu për Presidentin“.

Debati për negociatat me Greqinë u bë institucional pasi kreu i shtetit deklaroi në një konferencë për mediat se në kërkesën e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme kërkohet autorizimi i kreut të shtetit për një marrvëshje që nuk ka emërtim të saktë, emrat e negciatorëve dhe as detaje se për çfarë do negociohet.

Ndërkohë opinioni publik dhe media ka kërkuar më shumë sqarime nga qeveria. Pala greke pretendon se marrëveshja është arritur dhe në prill, kryeministri Aleksis Tsipras do të vijë për nënshkrimin e saj. Ndërkohë që qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë është arritur.

VIDEO/KONFERENCA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA NË BERAT

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155590942311523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?