FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama: Mes SHBA dhe BE ne zgjedhim BE

Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se vota e Shqipërisë në OKB pro rezolutës së paraqitur nga Turqia për Jeruzalemin nuk ishte kundër SHBA-ve.

Rama tha se Shqipëria mbajti një qëndrim të ndryshëm nga ai i SHBA-së, por jo kundër tyre. Kryeministri theksoi se qëndrimi i Shqipërisë ishte në përputhje me linjën e BE-së, megjithëse nuk kishte një vendim detyrues nga Bashkimi Europian.

“Qëndrimi i institucioneve të Brukselit ka qenë tërësisht i qartë. Ne duam që Shqipëria të jetë një shtet serioz dhe e kemi bërë të qartë se kur ka një ndarje mes aleatëve strategjikë ne votojmë në përputhje me BE”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?