Edi Rama: Nuk do ketë kampe refugjatësh në Shqipëri!

Edi Rama, pasi ka parë reagimin popullor ndaj ardhjes së menduar nga qeveria e e tij për mijëra refugjatë, sot ka qenë i detyruar ta mohojë prerë. Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për kampin e refugjatëve në Shqipëri, gjatë një ceremonie të zhvilluar në sheshin Skënderbej, me rastin e dhënies së një çmimi këtij sheshi. Ai e ka mohuar ngritjen e një kampi për 600 mijë refugjatë, e ka konsideruar si lajm të rremë.

Ndër të tjera Rama tha se “ky shesh ka qenë një shesh betejash politike. Mbi këtë projekt për sheshin mund të bëhet një libër i tërë. Mijëra lajmet e rreme e bënë Shqipërinë djep të fake-news. Ka qenë një lajm i rremë njësoj siç është sot lajmi për kampin e refugjatëve, që do të mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës. Problemi i Shqipërisë nuk është buka dhe uria, por shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me fëmijët, me të moshuarit, me gjithë mundësinë për të pasur akses për zhvillimin individual dhe familjar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?