Edi Rama reagon ndaj opozitës: Ne po bëjmë shtet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për ndryshimet në Policinë e Shtetit në Elbasan. Kryeministri shprehet se qeveria e tij po ndërton shtet dhe i sugjeron opozitës të mos i mendoj për budallenj shqiptarët.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook:

Ta harrojnë se do te na ndalin

Swiss Digital Desktop Reklama

‪Përshëndes shkarkimin e gjithë zinxhirit të komandës policore në Elbasan? Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s’ka kurajo të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s’ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit?‍✈️⭐️

Swiss Digital Mobile Reklama

E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit?

Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi?

‪Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t’i marrin shqiptarët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam – me shtet, punë, mirëqenie. Me mandatin e 25 qershorit, ne do t’i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsionit në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s’ka guxuar as ta mendojë, në çerekshekulli rrumpallë e bashkëjetesë harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi??

‪Këtu jemi dhe do të shohim. Ditë për ditë✌️

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?